Licencimi i subjekteve energjetike, ZRRE del me reagim

Licencimi i subjekteve energjetike, ZRRE del me reagim

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka bërë të ditur se procesi i licencimit të subjekteve energjetike bazohet në kritere të qarta ligjore dhe rregullative, dhe nuk ndikohet nga akterët e ndryshëm që janë jashtë kornizës ligjore dhe institucionale.

Në një reagim për media, ZRRE thotë se po përballet me presione dhe sulme të vazhdueshme nga akterë të ndryshëm, por pavarësisht kësaj, ka siguruar në vazhdimësi komunikim të rregullt dhe transparent me mediat për informimin e publikut dhe përmbushjen e detyrimeve ligjore për transparencë dhe llogaridhënie.

Supremja shpall të paligjshme nene të udhëzuesit për Liberalizimin e Tregut të Energjisë Elektrike • KosovaPress

Në lidhje me deklaratat e fundit për licencimin e kompanisë EFT, ZRRE informon opinionin e gjerë se kompania Energy Financing Team AG ka qenë e licencuar për ushtrimin e aktivitetit të furnizimit me shumicë (tregti) të energjisë elektrike nga periudha 2006 deri më 2012.

ZRRE respekton vendimin e Supremes, por liberalizimi i tregut energjetik mbetet në fuqi • KosovaPress

ZRRE thotë se Energy Financing Team LLC është e licencuar nga ZRRE për ushtrimin e aktivitetit të furnizimit me shumicë (tregti) të energjisë elektrike nga viti 2016 deri 2021 dhe nga 2021 deri më 2026, në përputhje me kornizën ligjore, raporton KosovaPress.

Qeveria dhe VV nuk kanë asnjë lidhje me EFT, flet Rizvanolli • KosovaPress

“Çdo përpjekje për të paraqitur ndryshe këtë proces rrezikon të krijojë paqartësi në publik, dhe të dëmtojë besimin për institucionet e pavarura dhe stabilitetin e tregut të energjisë elektrike. Deklarata të tilla nga akterë të ndryshëm janë të papërgjegjshme, të dëmshme dhe nuk i shërbejnë as transparencës dhe as interesit publik”, thuhet në reagim.

ZRRE thotë se “çdo tentativë nga individë apo grupe të caktuara të interesit për ndikim në çështjet rregullative përbën shkelje serioze të parimit të pavarësisë së rregullatorit, cenon sundimin e ligjit, dëmton funksionimin e tregut të energjisë dhe rrezikon në përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare të Kosovës.”

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë